22:46 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Viktima e radhës e Covid19 në Shqipëri, ndërron jetë 88 vjeçari

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. 

Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.