08:59 / E Premte, 27 Maj 2022 / B O

Viktima në Veri, njëri është avokat, dyshohet se u vranë nga djali!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Pas një mosmarrëveshjeje mes vete në familjen Bigoviq, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur.

Në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.

Viktima e parë e sulmit është avokati i njohur në Veri, Milan Bigovic.

Bëhet e ditur se i dyshuari është emër i njohur për policinë, ndërsa është arrestuar mëngjesin e sotëm./Indeksonline/