13:55 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Viktimat në Gjilan, prindërit dhe dy djemtë

Vrasja e rëndë që ndodhi sot në Gjilan tronditi gjithë opinionin.

Indeksonline raportoi ekskluzivisht se vrasje shumëfishtë u krye nga një zyrtare policore.

Por nga Prokuroria e Gjilanit tashmë u konfirmua se e njëjta vrau prindërit, dy vëllezërit dhe në fund veten, raporton Indeksonline.

 Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë./Indeksonline/