75 Mall Live Search
14:16 / E Hënë, 06 Prill 2026 / G T

Vini Jr-i tregon se nuk ishte përshtatur me Xabi Alonson: Ishte moment i vështirë!

Ylli brazilian, Vinicius Jr-i ka folur hapur për marrëdhënien e tij me trajnerin Xabi Alonson, duke shpjeguar edhe arsyen pse nuk i dha një lamtumirë publike në rrjetet sociale.

I pyetur për këtë çështje, Vinicius pranoi se periudha nën drejtimin e trajnerit nuk ishte e lehtë për të. “Ishte një moment i vështirë sepse po luaja shumë ndeshje, por me pak minuta. Çdo trajner ka idetë e veta dhe ndoshta nuk u lidhëm mirë”, u shpreh ai.

Megjithatë, sulmuesi theksoi se kjo eksperiencë i ka shërbyer për t’u rritur si lojtar dhe si person. “Por kam mësuar shumë, kam reflektuar dhe tani jam një person i përmirësuar”, shtoi ai.

/Indeksonline/