Vinicius Jr flet për Kupën e Botës 2026: Brazili gati, por jo favorit!
Sulmuesi i Brazilit, Vinicius Jr, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me përgatitjet e kombëtares për Kupën e Botës 2026, duke theksuar ambiciet e ekipit dhe formën e tij personale.
“Jam gati për Kupën e Botës dhe të gjitha objektivat e mia kryesore. Ndihem në formë shumë të mirë,” u shpreh ai.
Ylli brazilian rikujtoi edhe eksperiencën e mëparshme në këtë kompeticion, duke theksuar dëshirën për të mos përsëritur zhgënjimin, shkruan Indeksonline
🚨🇧🇷 Vini Jr: “I’m ready for the World Cup and all my major targets. I feel in great form”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 25, 2026
“I already played a World Cup, I don’t want to lose again. We are ready”.
“Raphinha, João Pedro, the new generation with Endrick, Estêvão… we are all ready”. pic.twitter.com/50TyXENn6i
“Kam luajtur tashmë në një Kupë Bote, nuk dua të humbas sërish. Ne jemi gati.”
Vinicius Jr foli gjithashtu për gjeneratën e re që po rritet në ekipin kombëtar, duke përmendur disa nga emrat më premtues.
“Raphinha, Joao Pedro, gjenerata e re me Endrick, Estevão… jemi të gjithë gati.”
Megjithatë, ai u tregua i kujdesshëm sa i përket rolit të favoritit, duke e refuzuar këtë etiketë për Brazilin.
“Ne nuk jemi favoritët për të fituar Kupën e Botës. Duam ta rikthejmë Brazilin aty ku e meriton. Mos flisni për favoritë,” përfundoi Vini Jr./Indeksonline/

