Vinicius Jr kopjon Ronaldon, ama n’simulime (Video)
11 ditë pasi u prezantua si lojtari i Real Madridit, Vinicius Jr ka debutuar më në fund për kampionin e Evropës dhe tani ai është duke u gjykuar për paraqitjen individuale të tij – ai padyshim është talent premtues.
Në moshën 18-vjeçare, Vinicius dukej në elementin e tij ndaj një skuadre të fortë të Man United, teksa luajti si anësor nga Julen Lopetegui për këtë miqësore.
Mos na keqkuptoni, braziliani impresionoi, por një anë e lojës së tij ka marrë kritika të shumta.
Ish-anëtari i Flamengos u rrëzonte shumë lehtë në fushën e lojës, gjë e cila u kritikua mjaft shumë, sidomos te rasti i minutës së 58-të me mbrojtësin e Man Unitedit, Matteo Darmian.
Kështu, ai bëri njërin prej simulimeve më të këqija në historinë e futbollit./IndeksOnline/