15:40 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Vinicius Jr: Unë dhe Neymar do të luajmë së bashku në Real Madrid!

Vinicius Junior tashmë është një lojtar i Real Madridit. Të paktën jashtë fushës së lojës.

Braziliani, i cili mbush 18 vjec në korrik, kur edhe do të bashkohet me Real Madiridin, ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian’ në të cilën dha disa fjalë mjaft të fuqishme.

“Me dëshirë të zotit, Neymar dhe unë do të luajmë së bashku në Real Madrid”.

Disa ditë më parë u publikua një foto e të dy brazilianëve në Instagram, ndërsa popullariteti i lojtarit të Flamengos po rritet cdo ditë e më shumë.

Vinicius foli për idhullin e tij: “Me dëshirën e zotit, Neymar dhe unë do të luajmë së bashku në Real Madrid. Unë jam përkrahës i madh idesë që ai të vijë në Madrid sepse do të ishte ëndrra imë më e madhe të luajm së bashku. Ai është idhulli im në futboll.” deklaroi supertalenti brazilian. /IndeksOnline/