15:18 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vinicius Jr i dërgon një tjetër ‘mesazh’ Lopeteguit

Talenti Vinicius Junior u transferua te Real Madrid këtë afat kalimtar nga Flamengo për 45 milionë euro.

Pasi që braziliani është 18-vjeçar, drejtuesit e klubit kanë vendosur që për momentin ai të luajë për Real Madrid Castillan.Ai po shkëlqen me formën e tij me skuadrën e dytë të madrilenëve. Viniciusi ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë sot kundër Unionistas CF, transmeton IndeksOnline.

Braziliani i talentuar në tre paraqitje deri më tani i ka shënuar tre gola, duke e llogaritur edhe këtë të sotmin.