Viniciusi i del në përkrahje Yamalit pas thirrjeve raciste ndaj tij
Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr ka qenë së fundmi në konferencë për shtyp.
Një ditë para superndeshjes me Bayernin, braziliani ka folur rreth situatave të shumta.
Ndër to janë edhe thirrjet raciste dhe islamofobike ndaj yllit të Barcelonës, Lamine Yamal gjatë ndeshjes së Spanjës ndaj Egjiptit, me brazilianin që i doli në përkrahje.
“Ndodh shpesh dhe shpresoj se mund ta vazhdojmë këtë luftë”, deklaroi lojtari brazilian. Është e rëndësishme që Lamine Yamal të flasë hapur; ai mund t’i ndihmojë të tjerët. Ne jemi të famshëm, kemi para, mund t’i kompensojmë këto dallime, por të varfrit vuajnë shumë më tepër se ne. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, deklaroi Vinicius.
Reali, nesër pret Bayernin në “Bernabeu”, me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00./IndeksOnline/

