Viniciusi me fjalë të mëdha për Marokun para ndeshjes së mesnatës
Brazili nis në mesnatë rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror.
Ata do të përballen me vendin e 4-të të edicionit të kaluar, Marokun në një përballje mes yjesh.
Njëri nga yjet e “Seleçaos”, Vinicius Jr nuk ndali lëvdatat ndaj kundërshtarëve të tyre, duke thënë se kanë lojtarë të talentuar.
“Maroku është bërë një pikë referimi për shumë vende në të gjithë Afrikën dhe më gjerë. Urime për gjithçka që kanë arritur. Ata kanë djem jashtëzakonisht të talentuar me cilësi të jashtëzakonshme teknike”, u shpreh Vinicius./IndeksOnline/

