12:26 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Viola Spiros ia arrestuan të dashurin trafikant! Nëna e saj ofendon gazetarët

Një ndër lajmet më të komentuara të fundjavës që lamë pas është shkatërrimi i një prej organizatave kriminale më të mëdha në Evropë që trafikonte drogë nga Holanda në Itali, ndërsa ajo që ka tërhequr jo pak vëmendje është shqiptari i arrestuar. Bëhet fjalë për të dashurin e gazetares shqiptare, Viola Spiro, Valentin Selaj.

Mediat italiane, por edhe ato shqiptare kanë shkruar dy ditët e fundit për historinë e tyre të dashurisë, por edhe për jetën luksoze të ish-velinës së ”Fiks Fare”, tashmë moderatore e një programi sportiv, si dhe për udhëtimet e saj dhe shpenzimet marramendëse.

Kaq ka mjaftuar që mamaja e Violës, Brunilda Spiro të shpërthente ndaj gazetarëve që sipas saj lodhen shumë duke nxirë gjithçka dhe duke rregulluar lajmet sipas oreksit të tyre dhe u drejtohet duke u thënë të rrinë larg nga vajzat e saj.

Përmes një postimi në FB, Brunilda Spiro shpërthen ndaj gazetarëve që sipas saj lodhen shumë duke nxirë gjithçka dhe duke rregulluar lajmet sipas oreksit të tyre dhe u drejtohet duke u thënë të rrinë larg nga vajzat e saj:

”Ktheni pasqyrën nga vetja! Larg gjuhët e liga nga vajzat e mia! Nëse do mundesha, do ju thyeja gishtat, ju gazetarëve, do ju nxirrja sytë, do ju shkurtoja gjuhën dhe kjo mizori do më falej nga e drejta e mëmësisë. Njësoj si klloçka, që i nxjerr sytë gjithkujt, që ngacmon zogjtë e saj. Meqë nuk mundem, po ju kërkoj falje: Ju kërkoj falje sepse ju lodheni shumë, duke nxirë gjithçka dhe duke nxjerrë gjithçka. Lodheni shumë për të kërkuar lajmin, që shpesh e rregulloni sipas oreksit të pritshmerise publike që ai të shesë. Lodheni shumë për të gjetur llojin e helmit, që vret nje palë dhe llojin e ushqimit, që zgjat jetën e ushtrimit të pushtetit nga pala tjetër. Lodheni, duke u lodhur per klikime. Meqë nuk mundem, po ju kërkoj falje të rinjve, si vajza ime. Ju kërkoj falje, sepse kur vajzat e mia lodheshin në punë dhe jo argëtim, siç ju dukej nga ekranet e shtëpisë apo klubeve tuaja, shumë prej jush rehatoheshit në ndonjë kolltuk apo divan. Ju kërkoj falje, sepse e dini të lehtë të dalësh në ekran. Ju kërkoj falje, se kur çdo fundjave benin prova per te mesuar kercimin e javes, ju flinit deri ne dreke. Ju kerkoj falje, se kur ato punonin pese dite te javes, me orar zyrtar, ju te shumtit, bridhnit kafeneve, apo gjoja shkolloheshit. Ju kërkoj falje sepse dalja në ekran, juve ju duket shumë e lehtë dhe shpesh edhe si gazetare apo prezantuese, jo vetëm vajzat e mia, por të gjitha i kritikoni dhe i shani si t’ ju kënaqet shpirti.”