19:57 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Virusit korona s’i shpëton as sekretari i kësaj ministrie

Qytetarët e Republikës së Kosovës po vazhdojnë të ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i të infektuarve ka shkuar në 4931 e 102 viktima.

E, ky virus ka hyrë në të gjitha institucionet, përfshirë edhe ato publike.

Fatos Qerimaj, sekretar në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ka dalë pozitiv me COVID-19, e këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në FB.

Ky është postimi i tij:

Të nderuar miq,

Tani u njoftova se kam rezultuar pozitiv me virusin “corona”. Ju njoftoj se jam në vet-izolim që nga dita e martë, pra qe 6 ditë!
Përveq, shijes dhe të nuhaturit që më ka humbur në të gjitha aspektet tjera ndihem mirë!