09:14 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Visar Bekaj shpallet sërish portieri më i mirë në Shqipëri

Visar Bekaj është shpallur si “Portieri më i mirë” për vitin 2022 në Shqipëri.

Për portierin nga Kosova është viti i dytë radhazi që shpallet më i miri në elitën e futbollit shqiptar.

Bekaj këtë epitet e mori këtë të premte, në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).