21:12 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Visar Ymeri i pamëshirshëm ndaj gazetarëve (Video- Foto)

Mbledhja e krysisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur në orën 14:00 dhe ka përfunduar pak para orës 21:00.

Gazetarë të mediave të shumta kanë pritur para selisë së LVV-së për orë të tëra për të marrë përgjigje rreth zhvillimeve të shumta në këtë subjekt politik, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, kreu i kësaj partie Visar Ymeri është treguar i pamëshirshëm duke mos ua dhënë gazetarëve mundësinë qoftë edhe për një pyetje të vetme.

Ymeri si i pari i kësaj partie, është dashur të tregohet më korrekt karshi raportit me media. /Indeksonline/