20:58 / E Martë, 15 Qershor 2021 / OSH

Visar Ymeri për takimin Kurti-Vuçiq: Nuk shoh arritje të një marrëveshjeje

Analisti Visar Ymeri ka komentuar paraqitjen e të parit të vendit Albin Kurti në takimin me Vuçiqin.

Ymeri paraqitjen e Kurtit e sheh si një ‘‘dramë“. Ai thotë se nuk sheh përmbyllje të shpejt të dialogut. Sipas tij me këta dy protagonist nuk ka ndonjë arritje të një marrëveshjeje.

„Një prej zhanreve që pëlqehet është drama, mendoj që edhe takimin e sotëm edhe deklaratat që i dëguam e përshkruajnë një lloj dramacitetit. E pamë që në takim nuk ka pasur një dakordans, dhe që kanë folur për dy çështje të ndryshme dhe që zor që mund të përputhen. Kjo me këtë casje të dy, nuk shoh ndonjë përmbyllje te shpejt, por nuk shoh fare marrëveshje.“,ka thënë Ymeri në Debat Plus