17:18 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Vitia: Kemi iniciuar kërkesë edhe për 10 mijë teste të tjera

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se për momentin 36 persona të infektuar me COVID-19, po trajtohen në Klinikën Infektive ku pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Vitia poashtu foli edhe për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve ku, porositi distancën të cilën duhet mbajtur nga njëri-tjetri.

“Qeveria kohë më parë ka marrë masën e kufizimit të lëvizjes, por që pas analizimit të efekteve të kësaj mase dhe kërkesave të qytetarëve, Qeveria ka vendos që kufizimi i lëvizjes të bëhet nga ora 17:00 deri në 06:00. Por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë që qytetarët të mblidhen pasi ende vlejnë rregullat që mos të mblidhen më shumë se 2 persona dhe të mbajnë distancën prej 2 metrave”, theksoi Vitia.

Gjithashtu i pari i MSh-së nuk harroi t’u bërë thirrje të gjithëve për kujdes dhe mirëmbajtje të rekomandimet të bëra nga institucionet përkatëse të shëndetësisë publike.

“Është iniciuar kërkesa edhe për 10 mijë teste tjera, IKSHPK-ja po vazhdon 24 orë të bëjë testime, poashtu po vazhdojnë të vijnë donacione dhe individë brenda Kosovës”, shtoi ai, transmeton Indeksonline.

Ministria Vitia deklaroi gjithashtu se duhet shmangur vizitat familjare.

“Vazhdojmë të bëjmë thirrjen për bashkëpunimin tuaj në këtë kohë, për respektimin e masave të sipërpërmendura si dhe shmangni vizitat familjare.Kjo situatë do të kaloj shpejtë me bashkëpunimin tuaj, prandaj ju lutem për durim dhe ju lutem që të kujdesuni për vetën. Ne duhet të ju qëndrojmë afër personelit duke qëndruar në shtëpi. Ndihma që ata kërkojnë është të qëndrojmë në shtëpi prandaj ndiqni rekomandimet nga IKSHPK dhe MSH”, përfundoi ai./Indeksonline/