13:53 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / S Z

Vitia nderon veprën e profesionistëve shëndetësor para Obeliskut në QKUK

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, nderoi veprën e profesionisteve shëndetësor para obeliskut, në përkujtim të sakrificës dhe kontributit të tyre ndër dekada.

Në këtë ngjarje, ministri Vitia deklaroi se mbetet obligim  moral dhe profesional që me punë të dëshmojnë respektin ndaj tyre. Sipas tij, kjo arrihet duke punuar bashkërisht për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve dhe investimeve për të ardhmen.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se Pandemia Covid-19 ishte veç një prej sakrificave të stafit shëndetësor për të shpëtuar jetë që rrezikoheshin nga një armik i padukshëm.

“Por, me të njëjtin zell dhe përkushtim deri në vetëmohim, ata vepruan ndër dekada, pavarësisht represionit të dikurshëm që përfshinë periudha tragjike për vendin tonë. Puna dhe shëmbëlltyra e tyre është inspirim për brezat e rinj në rrugën që duhet të ndjekim në të ardhmen. Profesionistët shëndetësor ndër vite vendosën bazat dhe themelet jo vetëm të sistemit të shëndetësisë, por edhe të atdhedashurisë”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/