15:25 / E Premte, 06 Janar 2023 / S Z

Vitia në takim me ambasadorin Rohde, e njofton për planet dhe sfidat në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), thuhet se temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e MSH-së./IndeksOnline/