12:44 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Vitia për dyshimet me tenderët: Jam i gatshëm të marr përgjegjësi

Ministri në detyrë, Arben Vitia, së bashku me u.d. të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për media në qendrën e administratës së QKUK-së.

Me këtë rast, Vitia ka folur edhe rreth dyshimeve për keqpërdorim të tendereve gjatë pandemisë.

Ai tha se kushdo që zbulon diçka do ta marrë dënimin e merituar.

“Nga fillimi i pandemisë, pra nga kërkesa që kemi bërë për materiale në një situate emergjente të shëndetit publik, ne duke parë nevojën për t’u pajisur me këto pajisje mbrojtëse sidomos për personelin shëndetësorë, kemi kërkuar qysh në ditët e para që Policia dhe Njësia e Krimeve Ekonomike që të vijë të na ndihmojë që çdo keqpërdorim eventual të zbulohet dhe kushdo që zbulon diçka, e marrë dënimin e merituar”, tha Vitia./IndeksOnline/