14:58 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020

Vitia përplaset me Haxhiun për çmimet e barnave: Unë nuk i di çmimet zotëri Haxhiu, do të ishte jo e logjikshme t’i dinte çmimet ministri

Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po  raporton para komisionit hetimor parlamentar në lidhje me rastin e Agon Musliut , i cili ishte vetëvrarë duke rënë nga konviktet e që në fillim të pandemisë ishin përdorur si karantinë, si dhe me menaxhimin e pandemisë Covid-19, gjatë kohës sa ishte ministër, raporton IndeksOnline.

Ai gjatë fjalimit të tij duke treguar ecurinë e punëve të tij gjatë periudhës sa ishte ministër pati një përplasje me deputetin nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu i cili e pyeti për kontratat dhe lidhje e ministri me operator të ndryshëm ekonomik e të cilët kanë fituar tender e kontrata për furnizim.

Haxhiu e pyeti Vitin në lidhje me atë se si janë fryre çmimet dhe si është lejuar një gjë e tillë, e për të cilën ai iu përgjigj se si ministër nuk i ka ditur këto informacione, meqë nuk janë në fushën e tij dhe ai nuk do të duhej të dinte për çmimin e barnave dhe se me një gjë të tillë merret administrata.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka thënë se QKUK disponon me vetëm 60 mijë maska, siç deklaroi Haxhiu.

“Sa i përket mungesës së pajisjes dhe maskave kjo ka qenë evidente, në Klinë dhe Viti natyrisht që administrata përmban të gjitha numrat nuk kam thënë kurrë që kanë qenë 60 mijë maska, dhe asnjë moment nuk kam aluduar se kanë qenë kaq apo kaq maska. Është përmendur vetëm fakti se kemi mungesë të maskave por edhe të respitarorvë… Unë nuk i di çmimet zotëri Haxhiu, do të ishte jo e logjikshme t’i dinte çmimet ministri. Ka qenë çmimi i fryer për arsye se maskat në kohën e ish ministrit Ismailit vlera e tyre është përcaktuar në bazë të muajit dhjetor, në kohën kur nuk kemi pasur pandemi”, theksoi Vitia.

Ai ka treguar se lidhja e tij me kompanin “Agani”, ka qenë se kishte për punuar për 3 vite radhazi në këtë kompani, nga viti 2004 dhe se cdo gjë në lidhje me atë se ku ai ka punuar dhe lidhjet e tij, janë më se të ditura, dhe mund të shihen edhe përmes cv-së së tij. Raportimi i tij po vazhdon./IndeksOnline/