09:40 / E Enjte, 08 Prill 2021 / AR

Vitia së shpejti bëhet me semaforë

Komuna e Vitisë së shpejti do të bëhet për herë të parë me semaforë, ka bërë të ditur kryetari Sokol Haliti, shkruan Indeksonline.

Kryetari Haliti njoftoi se Komuna e Vitisë po kompletohet në aspektin e infrastrukturës.

“Po, është për hërë të parë. Është realizim i planit të mobilitetit. Ne vitin e kaluar e kemi bërë sheshin në mesin e qytetit, me grantin e performances që e kemi përfituar. Sipas planit të mobilitetit tani e kemi edhe aspektin e sinjalistikes. Do të jenë edhe semaforët, në një pikë noralgjike, ku me të vërtetë kemi pasur defekte”.

Ai foli edhe për projektet që pritet të përfundojnë deri në fund të mandatit.

Përveç semaforave, në atë komunë pritet të ketë edhe sheshe e muze.

“Prandaj kanë filluar punimet dhe shumë shpejtë do t’i kemi. Po kompletohemi. Do të jemi me semaforë, me shesh, me muze. Kemi bërë vendimin për teatër.

Do të jetë edhe me stadium Vitia shumë shpejtë. Është gati. Do të përurohet shumë shpejtë. Do ta kemi edhe çerdhen e dytë. E kemi gati me bashkëfinancim edhe ambulanten e dytë në fshatin Tërpezë. Do ta kemi edhe ndërtesën e re të Zjarrfikësve”, tha ai në Klan Kosova./Indeksonline/