19:04 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Vitia tregon se kur hapen kufijtë ajrorë, teksa përmend se cilët kufijtë tokësorë hapen nesër!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se nesër hapen kufijtë tokësorë, por jo të gjithë.

Përpos kësaj, Vitia ka bërë të ditur se sa i përket hapjes së kufijve ajror, ka mbetur që në javën e ardhshme pas një analize tjetër të merret vendimi.

“Vendimi dhe rekomandimet e IKSHPK-së, pritet të merret në fundin e javës së ardhshme”, tha Vitia, shkruan Indeksonline.

Vitia theksoi se kufijtë tokësorë të cilët do të hapen prej nesër janë: Merdare, Vërmicë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.

“Këto masa do të vlejnë njësoj për të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që hyjnë në territorin e Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësorë të QKMF-ve në pikat kufitare dhe ti respektojnë masat mbrojtëse. Të gjithë ata që hyjnë në Kosovë dhe posedojnë rezultate negative nga testimi nuk i nënshtrohen vetizolimit, por ata që nuk kanë rezultatet si këto në teste brenda 4 ditëve vetizolohen. Kjo masë do të vazhdojë deri më 20 qershor, ku do të bëhet edhe një rivlerësim i situatës dhe do të vlerësohen edhe hyrje-daljet në Kosovë”, tha Vitia./Indeksonline/