17:44 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / S Z

Vitia viziton Pulmologjinë, thotë se do të bëhen investime dhe përmirësim i kushteve për pacientët

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka vizituar Klinikën e Pulmologjisë, me ç’rast u diskutua për investime të reja në shërbim të pacientëve

Pasi dëgjoi shqetësimet e stafit dhe drejtorit të kësaj klinike Musa Hoxhës, të cilat kryesisht kishin të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e kapaciteteve njerëzore për të ofruar shërbime sa më cilësore për pacientët e kësaj kilinike, ministri Vitia tha se stafi i kësaj klinike ishin në vijën e parë të ballafaqimit me pandeminë Covid-19, me gjithë vështirësitë në mungesë të kushteve të punës.

“Jo rastësisht sot kam zgjedhur ta vizitojë Klinikën e Pulmologjisë dhe jo rastësisht me neve sot janë edhe miqtë tanë nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, për të parë nevojën e ndërhyrjeve infrastrukturore në këtë klinikë. Natyrisht pa investime në infrastrukturë dhe aparaturë juve u vështirësohet puna. Por, përkundër kësaj ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme, falë përkushtimit tuaj profesional të pakursyer”, tha ministri Vitia, i cili njoftoi se në këtë klinikë do të bëhen investime të reja me qëllim të përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Nga ana e stafit shëndetësor në Klinikën e Pulmologjisë, ministri Vitia u njoftua se pavarësisht vështirësive, në këtë klinikë nuk ekzistojnë listat e pritjes dhe ofrohen shëbimet për qytetarët me intensitet të shtuar të punës./Indeksonline/