16:53 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vitin e ardhshëm Kosova organizon gara ndërkombëtare

Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, ku është përfaqësuar me skitarin Albin Tahiri.

Gjatë ditës së djeshme, Federata Skitare e Kosovës ka marrë lajmin se Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS) ka certifikuar tri pistat në Brod të Dragashit.

Sipas kryetarit të Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi gjatë vitit të ardhshëm pritet që në ato shtigje të organizohet një garë ndërkombëtare.

“Dje na kanë ardhur zyrtarisht certifikatat për shtigjet në. Unë mendoj se vitin e ardhshëm do ta kemi një garë ndërkombëtare”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka shtuar se së shpejti pritet të ripërtërihet edhe licenca për Skiqendrën e Brezovicës.

“Por njëkohësisht Federata Skitare e Kosovës është duke punuar që ta ripërtrij licensen e skiqendrës në Brezovicë, pasi që i ka kaluar afati i licencimit”, shtoi kryetari i FSK-së. /IndeksOnline/

Temat: