13:30 / E Premte, 02 Qershor 2023 / L K

Vivien kapet sërish “matt” në Ferizaj, kësaj radhe me nënën e Getinjos

Nuk ka dyshim më për ribashkimin e Vivien dhe Getinjo.

Ditë më parë ata u kapën bashkë në Ferizaj, vendlindjen e reperit dhe që nga atëherë fansat kanë qenë të vëmendshëm në çdo lëvizje të tyre.

E në TikTok po qarkullon një tjetër video.

@inforrethvip VIVIEN NE FERIZAJ! #inforrethvip #vivi #vivien #bigbrotherkosova #getinjo ♬ original sound – GJITHQKA RRETH VIP-av

Vivi është parë në Ferizaj duke bërë “pazarin” e ditës me vjehrrën e saj, për të cilën kishte folur në superlativ pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Kujtojmë se deri tash, për ribashkimin s’kanë folur as Geti e as Vivi publikisht duke zgjedhur që këtë periudhë ta kalojnë në rehatinë e tyre, pa fokusin e mediave.