18:39 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vizat, instituti DBBS hetohet për mashtrim

Në Kosovë nuk po gjen punë, andaj një të tillë e kërkoi jashtë vendit, përmes institutit të aftësimit profesional DBBS.

Kështu Bekim Haradinaj nga një fshat i Vushtrrisë, që pavarësisht prezantimit kërkon t’i fshihet fytyra, pretendon se u mashtrua nga ky institucion që i premtoi atij vizë pune për 3 vjet.

Por nuk doli të jetë ashtu, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës, konfirmoi se e ka hapur një rast kundrejt këtij institucioni.

Gjatë hetimeve do të mësohet edhe nëse DBBS ishte e lidhur me ndonjë institucion gjerman, në këtë veprimtari që po dyshohet të jetë mashtruese.