12:23 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Vizita e Grenellit në LDK, zgjat më shumë se në VV

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell po qëndron në Kosovë.

Sot në agjende kishte takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pas të dy takimeve, Grenelli u deklarua për media, ku tha se ekonomia është fokusi i tij, duke marrë shembull suksesin e administratës Trump.

Richard Grenell 

Grenelli tha se çështja e krijimit të Qeverisë nuk është çështje e tij dhe se nuk i intereson.

Takimi i Grenellit me Isa Mustafën zgjati rreth një orë, ndërsa me Albin Kurtin rreth 30 minuta.

Emisari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, arriti dje në Kosovë ku edhe e kishte një darkë pune me presidentin, Hashim Thaçi.

Richard Grenelli pas kësaj darke, duket se ka qenë i qartë për taksën 100 %, duke kërkuar që ajo të hiqet. “Falemnderit, president! Ne duhet të bëjmë progres – që përfshin edhe heqjen e taksës”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter./IndeksOnline/