12:00 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vizita e parë për Burdushin në burg, ja nga kush!

Përfaqësues të KMDLN-së nga Qendra Rajonale në Prizren, sot kanë vizituar Hysri Peqanin – Burdushin, i cili po qëndron në Qendrën e ndalimit në Prizren.

Ai është arrestua ditën e djeshme në shtëpinë e tij, nën dyshimin për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.

Sipas KMDLNJ-së, policia ka qenë korrekte në arrestimin e tij, ashtu siç kishte pohuar edhe vet “magjistari” nga burgu.

Hysri Peqani – Burdushi ka thënë se trajnimi i tij ka qenë korrekt, madje ka falenderuar edhe zyrtarët policor. Ndonëse, i dyshuari për disa vepra të jashtë ligjshme, ka kembëngulur se veprimtaria që ai ushtron është legale dhe posedon dokumentacionin e duhur.

“Personi në fjalë ka deklaruar se policia ka patur sjellje korrekte me rastin e arrestimit të tij. Poashtu, në këtë rast policia ka legjitimuar të pranishit (rreth 30-të vetë) që ishin duke pritur të trajtoheshin nga Burdushi.’Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij)  ka marrë me vete materiale si:DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave:Ronger,Audi e Reno’, ka thënë ai. Gjatë intervistimit ai është njoftuar me të drejtat rreth trajtimit të tij me rastin e mbajtjes 48 orësh në këtë qendër ndalimi. Ka dy mbrojtës dhe nuk ka asnjë vërejtje lidhur me trajtimin e tij në Qendrën e ndalimit, ku aktualisht gjendet, përkundrazi shpreh falënderimin për trajtimin tejet korrektë nga zyrtarët. Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumentacionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai” kanë thënë zyrtar nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut./Indeksonline/

Temat: