14:55 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vizita e Thaçit te Ujmani alarmon Putinin e Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet që nesër të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Sipas medieve serbe takimi ishte paraparë të mbahej në një datë tjetër por që është vendosur për nesër pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku Thaçi vizitoi Liqenin e Ujmanit bashkë me Njësinë Speciale të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Vuçiq ka njoftuar se takim i parë do të zhvillohet në katër sy ku do të diskutohen disa tema duke vazhduar më pas me takime të tjera me përfaqësuesit rus./Indeksonline/