14:29 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Vizitat jashtë vendit, Haradinaj shtrëngon ministrat

Të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës tash e tutje që udhëtojnë jashtë vendit, nuk do të mund ta bëjnë një gjë të tillë pa e njoftuar paraprakisht kryeministrin Ramush Haradinaj, në të kundërtën pritet të ndërmerren masa ndaj tyre.

Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës në të cilën u miratua urdhrin për obligimin e ministrave, për zbatimin e udhëzimit administrativ lidhur me udhëtimet zyrtare.

Kryeministri Haradinaj tha se me këtë obligohen të gjithë ministrat që gjatë udhëtimit jashtë vendit, paraprakisht ta njoftojnë atë.

“Njoftimi duhet të përmbajë qëllimin e udhëtimit, destinacionit dhe numrin e atyre që udhëtojnë dhe ta njoftojnë qeverinë. Për udhëtimet që bien ndesh me këtë urdhër ka masa. Urdhri hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit. Ne kemi përgjegjësi politike dhe morale vendosjen e një rregulli të tillë është në nderin tone dhe raportimi është në përgjegjësinë tuaj dhe kushdo që do të udhëtojë le të raportojë vizitën përpara. Do të vendos një pikë për raportimet e ministrave për vizitë jashtë vendit me treguar ku keni qenë, ku keni qëndruar dhe sa staf keni pas me vete. Nëse nuk e bëni ne do të kërkojmë masa tjera apo hetim, me marrë vesh çka ka ndodhur në këto vizita. Çdo vizitë që bëhet me para të popullit dhe konsiderohet si zyrtare, duam ta dimë përpara dhe duam raport pastaj lidhur me vizitën. Ju kisha lut të vendosni rend, sepse çdo muaj duam raport edhe prej ministrive”, tha Haradina