10:40 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Vjedh Ferrarin e 2 milionë eurove, por “nuk i shkon larg”

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Gjermani, ku një hajdut ka vjedhur një Ferrari, që është shumë i veçantë dhe që kushton 2 milionë euro. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Dyseldorf.

Hajduti kishte pretenduar të ishte një blerës luksoz i makinave, i cili ishte i interesuar për Ferrari 288 GTO 1985, duke kontaktuar pronarin e makinës dhe duke kërkuar të provonte makinën.

Ndërsa shitësi i makinave ishte jashtë automjetit, hajduti vuri këmbë në gaz dhe u largua me super veturën.

Njeriu, i cili e kishte përshkruar veten si një koleksionist makine, kishte ardhur me taksi. Vetura u gjet në një garazh në zonën e Dyseldorfit, ku policia tha se ai kishte tentuar ta fshehte atë.

Ferrari 288 GTO ka qenë i paraqitur në një numër të filmave të Hollywoodit të viteve 1980, duke përfshirë Miami Vice, Magnum, P.I. dhe Dita e Ferris Bueller’s, dhe ishte gjithashtu një nga të preferuarit i James Bond, përcjell tutje albinfo.ch.

Mediat gjermane raportojnë se makina e vjedhur në Neuss, pranë Dyseldorfit, dikur ishte në pronësi të shoferit britanik të garave Eddie Irvine.