Vjedhin stoli ari, arrestohen dy persona në Gjakovë
Me datë 1 janar në orët e mbrëmjes janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Gjakovë.
Ata akuzohen për vjedhje të rëndë, duke marrë dy orë dore dhe stoli ari në vlerë të 6000 eurove, në shtëpinë e viktimës mashkull.
Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/