09:27 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / OSH

Vjedhja e drunjëve në Kaçanik, Policia me aksion

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
kanë vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”,
lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .
Në kuadër të këtij aksioni, policia për disa ditë radhazi, ka hasur në
persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e
Kaçanikut.


Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar : 9 kamion, 6 automjete xhipa
të modifikuar, 1 automjet furgon, 4 automjete pikap dhe një traktor. Janë
konfiskuar 130 metra drunjë . Gjithashtu janë konfiskuar një numër i
konsiderueshëm i motosharrave, sëpata , zinxhirë me të cilat dyshohet
së është bërë prerja e drunjëve.


Ndërsa, janë shoqëruar 22 persona të dyshuar në stacionin policor të
Kaçanikut dhe pas intervistimit nga ana e policisë, automjetet dhe
drunjët u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të


tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve,
transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që,
saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht
drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo
përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë
: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.