15:16 / E Enjte, 20 Janar 2022 / k.v

Vjedhja e shërbimeve/ Policia në Skenderaj kap 83-vjeçarin e shpallur në kërkim

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Skenderaj është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Sot me datë 20.01.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Polac-Skenderaj, i dyshuari B.V., 83 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega Skenderaj, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.24/2021, për veprën penale ,,Vjedhje të shërbimeve ’’.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e përcaktuar me ligj.