14:10 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vjedhja më spektakolare në “Gucci”, një serb dhe një boshnjak vjedhin mallra në vlerë prej 200 mijë eurosh

Gjykata në Varese ka dënuar një serb e një boshnjak për vjedhjen më spektakolare të kohës së fundit që është parë në Itali.

Ngjarja kishte ndodhur më 11 nëntor të vitit të kaluar në markën e famshme “Gucci”, shkruan Indeksonline.

Karabinierët pas shumë hetimeve kishin arritur të arrestonin një serb dhe një boshnjak, me banim në Milano, të cilët dyshohet të jenë drejtuesit e një bande prej katër personash që grabitën butikun në Pjava Del Cairo.

Dy hajnat e arrestuar janë dënuar dje me nga tre vjet e katër muaj për vjedhjen e bërë./Indeksonline/