09:40 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vjedhje e rëndë, arrestohen pesë persona, në mesin e tyre edhe një femër

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë pesë persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale  të  “Vjedhjes së rëndë”, rast ka ndodhur në fshatin Sazli me 3 nëntor.

Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.  

Të dyshuarit, A.XH. 19 vjeç,  A.M. 16 vjeç, I.M. vjeç , A.TH. 24 vjeç dhe A.TH. 30 vjeçare,  më datën 03.11.2019 në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në  shtëpinë e viktimës A.M. nga ku kanë vjedhur 36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro.

“Gjatë hetimeve është gjetur një sasi e të hollave të vjedhura, të cilat i kishin ndarë mes veti, si dhe të dyshuarit kanë pranuar se stolitë e arit i kanë shitur”.  

“Gjatë intervistimit  dhe  në prani të avokatëve mbrojtës, të  dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer”.

“Ndaj katër të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit të mitur 24 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë.