09:33 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vjedhje në Rahovec, hajnat marrin 7.000 euro

Policia e Kosovës raportoi për një vjedhje të rëndë në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë para të gatshme dhe stoli ari.

Sipas të dëmtuarit, hajnat kanë arritur të merrnin 4.000 euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë prej rreth 3.000 eurosh.