15:29 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vjedhje si në filma në Tiranë, gruaja hyn në parukeri për të krehur flokët, por…

Rastet e vjedhjeve në biznese janë një fenomen që vijon prej kohësh në vend, ndërsa shumë raste janë denoncuar dhe në polici.

Rasti më i fundit në kryeqytet është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në “Rrugën e Barrikadave”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:42 minuta në ambientet e një qendër kozmetike.

Një grua ende e paidentifikuar ka hyrë në ambientet për tu krehur, por teksa nuk ka parë asnjë person brenda, ajo ka hapur çantën dhe ka grabitur një sasi lekësh. Mësohet se shuma e grabitur është rreth 100 mijë lekë të vjetra.

Pronarja e qendrës kozmetike ka dërguar videon në polici, pasi klienten nuk e njihte.

 Për këtë rast mësohet se kanë nisur verifikimet për identifikimin e gruas.

Një tjetër rast i ngjashëm është regjistruar gjatë të enjtes, persona ende të pa identifikuar kanë tentuar të grabisin një menaxher shitjeje në një kompani private në autostradën Durrës-Rrogozhinë. Këta persona i kanë shkuar në ambientet e punës, sipas kallëzimit që ka bërë agjenti për të grabitur, por janë pikasur dhe më pas larguar. Ngjarja ka ndodhur kur punonjësi me inicialet Y.K., ishte duke u përgatitur që të niste punën.

Përgjatë vitit janë regjistruar një numër i konsiderueshëm vjedhjesh.

Sipas të dhënave zyrtare deri më tani janë regjistruar 300 vjedhje për të cilat ka patur denoncime dhe nisje të hetimeve.