75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 04 Mars 2024 / L K

Vjedhje spektakolare në një autosallon, nëntë vetura u vodhën brenda pak minuta (Pamje)

Një bandë kriminale hyri me shpejtësi tek një shitës makinash në Wisconsin të SHBA-ve.

Një grup adoleshentësh që besohet se ishin nga zona e Çikagos hynë të armatosur në autosallonin e veturave luksoze.

Nëntë vetura me vlerë rreth gjysëm milioni dollarë u vodhën brenda pak minutave.

Policia ka lokalizuar me shpejtësi shumicën e automjeteve dhe ka evidentuar plaçkitësit./Indeksonline/