12:46 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vjehrra ia uron Dua Lipës ditëlindjen

Dua Lipa dje ka festuar ditëlindjen duke mbushur kështu 24 vjet, por sukseset e këngëtares shqiptare kanë befasuar të gjithë pasi në një moshë të re ka arritur të depërtoj furishëm në skenën muzikore botërore, shkruan Indeksonline.

Një vajzë nga Prishtina e cila e pushtoi botën me muzikën e saj padyshim se ka qenë një promovim i mirë për të gjithë shqiptarët.

E me rastin e ditëlindjes, Dua ka marrë shumë urime, qoftë nga familja, miqtë, kolegët apo edhe fansat e saj të shumtë.

Ajo që ka rënë në sy është edhe urimi i vjehrrës së saj, pra nënës së Anwar Hadid të dashurit të saj me të cilin tanimë ajo po del hapur.

Dua nuk ka hezituar ta publikoi edhe në llogarinë e saj në Instagram urimin qe ia ka bërë vjehrra e saj Yolanda Hadid.

“Happy 24 Beautiful” : i ka shkruar ajo Dua-s duke lënë të kuptohet se ato mund të kenë një mardhënje shumë të mirë mes tyre. /Indeksonline/