Vjen 1 milonëshi edhe për Ronela Hajatin e Young Zerkën
Ronela Hajati dhe Young Zerka përveç që përfliten se janë çift, ata tashmë kanë të publikuar edhe projekte të përbashkëta muzikore, shkruan Indeksonline.
Para 5 ditëve ata lansuan projektin “Diamanta” që rezultoi mjaftë i suksesshëm e që po pëlqehet jashtëzakonisht shumë.
Ky projekt ka arritur të marr më shumë se 1 milion klikime deri më tani.
Këtë e ka bërë të ditur vet Ronela përmes rrjetit të saj social Instagram, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që i dëgjojnë këngët e saj./Indeksonline/