Vjen deklarimi tjetër nga zëdhënësi i Qeverisë pas fitores së Istogut
Zëdhënësi i Qeverisë “Haradinaj”, Arbër Vllahiu dhe njëherit anëtar i AAK-së ka thënë se qytetarët kanë vlerësuar lartë vlerat e Aleancës, me ç’rast kanë treguar qartë vizionin e tyre për të ardhmen e vendit.
Vllahiu përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë frymë të re vendit, jetë, shpresë për të ardhmen e disa të tjera, transmeton Indeksonline.
Po ashtu ai ka theksuar se kjo parti tanimë ka fituar tetë komuna në vend.
Postimi i plotë i Vllahiut:
Qytetari i Kosovës ka vlerësuar vlerat e AAK-së; shtetbërja, vizioni për të ardhmen, mirëqenia e qytetarëve, dashuria për vendin dhe puna e palodhshme. Lidershipi i Ramush Haradinajt i ka dhënë Kosovës frymen e re, jetë, shpresë për të ardhmen, atdhedashuri dhe perspektivë.
Urime AAK. #8Komuna/Indeksonline/