14:39 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vjen lajmi i madh për Nismën

Nisma Socialdemokrate ka marrë lajmin më të madh për procesin zgjedhor. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka marrë vendimin pozitiv për Nismën Socialdemokrate, duke i anuluar të gjitha votat e ardhura nga Serbia dhe që të rinumërohen të gjitha votat.

“Lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia. 23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara. 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara. 1 ankesë konstatohet e tërhequr”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Përveç anulimit të votave të ardhura nga Serbia, KQZ-ja ka urdhëruar t’i rinumërojë të gjitha votat.

“PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në, për rinumërimin e votave të 1472 vendvotimeve”, thuhet ndër të tjera në vendim./Indeksonline/