16:11 / E Martë, 25 Janar 2022 / AR

Vjen mesazhi i fortë për Trixën nga Instagrami i Donaldit

Trixa nuk e priti mirë daljen nga ‘BBV’. Ajo nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale.

Mirëpo, mbështetja e fortë i ka ardhur nga Instagrami i Donaldit, shkruan Indeksonline.

Aty ka postuar foto të çiftit me një mbishkrim mjaftë motivues.

“Që të shohësh ylberin, duhet pritur shiun. Qëndro e fortë dashuria ime”, ishte mesazhi, të cilin me gjasë ia përcolli vëllai i Donaldit, Romeo./Indeksonline/