08:52 / E Shtunë, 15 Korrik 2023 / Gj. Sh

Vjen oferta e parë nga Arabia për Manen

Sadio Mane karrierën mund ta vazhdoj në Lindjen e Mesme.

Sipas raportime të fundit, skuadra e Al-Ahlyt, ka përgatitur zyrtarisht një ofertë te skuadra e Bayern Munchen për sulmuesin senegalez, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Ekrem Konur, klubi arab është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro.

Mane u transferua vitin e kaluar nga Liverpuli, duke i kushtuar “bavarezëve” 32 milionë euro.

38-vjeçari luajti 38 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime./IndeksOnline/