09:27 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Vjen “One Kiss” nga Dua Lipa dhe Calvin Harris (Video)

Një nga këngëtaret më të kërkuara dhe me të suksesshme të momentit në botë pa dyshim që është edhe Dua Lipa, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja dita-ditës po ngjet shkallët e suksesit përkrah yjeve të famshme, ndërsa po vazhdon të sjellë hite.

Sot ajo ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor “One Kiss”, që vjen në bashkëpunim me Calvin Harris.

Ky projekt vjen vetëm me tekst, ndërsa është publikuar në kanalin Youtube./Indeksonline/