75 Mall Live Search
20:58 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vjen reagimi i Emery, paralajmëron Granit Xhakën

Granit Xhaka u revoltua shumë gjatë zëvendësimit në ndeshjen e Premierligës kundër Crystal Palace.

Ai pasi ofendoi tifozët, zhveshi fanellën dhe u drejtua menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Për këtë ka reaguar edhe trajneri i skuadrës, Unai Emery.

“Ai ishte gabim, por do të flasim me të brenda për këtë situatë. Dua të jem i qetë, por, në të vërtetë, ishte gabim me atë veprim”, ka thënë Emery për BBC pas ndeshjes.

Arsenali në këtë përballje barazoi 2:2 edhe pse pati epërsinë prej dy golash. /IndeksOnline/