09:00 / E Martë, 31 Tetor 2023 / AR

Vjen reagimi i ‘Friends’ pas vdekjes së Matthew Perry-t

Aktorët që morën pjesë në filmin “Friends”, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer kanë bërë një reagim duke përkujtuar mikun e aktorin e ndjerë, Matthew Perry.

Ai ndërroi jetë ditën e shtunë në moshën 54-vjeçare, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë se thjesht kolegë. Ne jemi një familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të përballuar këtë humbje të pamatshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, si dhe kur të kemi mundësi. Tani për tani, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty-t, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën”, theksuan ata.

Kujtojmë që Perry u gjet pa shenja jete në vaskë në shtëpinë e tij në Los Angeles./Indeksonline/