17:25 / E Martë, 26 Janar 2021 / k.v

Vjen reagimi i Haradinajt pasi PZAP nuk ia lejoi kandidimin për deputet Shemsedin Dreshajt

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka marrë me shqetësim vendimin e PZAP-së, më të cilin i pamundësohet kandidimi për deputet, Shemsedin Dreshajt.

“Me gjithë përkushtimin e Aleancës që të respektojë procesin e certifikimit të kandidatëve, sot jam i shqetësuar me shpërfilljen e skajshme, që PZAP i ka bërë fakteve në rastin e Dr. Shemsedin Dreshajt”, ka thënë Haradinaj, transmeton IndeksOnline.

Sipas Haradinajt, vërejtja gjyqësore që Dr. Dreshaj ka marrë para 3 viteve është konsumuar me 16.01.2021 përderisa afati i dorëzimit të listave është përmbyllur me 18.01.2021 dhe KQZ morri vendim që afati 3 vjeçar të përcaktohet me datë të certifikimit.

“Megjithë konsumimit tre vjeçar të përcaktuar me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Vendimit të KQZ-së për lidhjen e afatit me certifikim, PZAP ka shkelur në mënyrë flagrante Vendimin e Kushtetueses, Vendimin e KQZ-së dhe të drejtën themelore për kandidim”, ka thënë Haradinaj duke shtuar se Aleanca do t’i drejtohet Supremes për rastin e Dr. Dreshaj dhe mbetet me besim të plotë që ky vendim i padrejtë i PZAP do të hidhet poshtë.

Tendencat për qasje selektive edhe kur respektohen institucionet siç ndodhi sot me zëvendësimin e tre kandidatëve që bëri Aleanca, sipas Haradinajt, shpërfaq një orkestrim për dëmtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit./IndeksOnline/