22:13 / E Premte, 15 Janar 2021 / Blerim

Vjen reagimi i klubit të Prishtinës pas humbjes nga Barcelona

Ka përfunduar takimin ndërmjet Barcelonës dhe Prishtinës në futsall, duel ky që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.

Barcelona fitoi takimin me rezultat të thellë në 9:2, në palestrën “Paula Blaugrana” në Spanjë, shkruan IndeksOnline

Por, skuadra e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka shkruar se djemtë e skuadrës treguan karakter.

“Pavarsisht rezultatit, jemi krenarë me djemtë tanë që në sfidën e parë jashtë vendit, arritën të tregonin cilësinë e tyre”.